Sport
Zielinski afër rinovimit me Napoli

Mesfushori i skuadrës së Napoli, Zielinski, ka zbuluar se mund të zyrtarizojë rinovimin e marrëveshjes gjatë ditëve të ardhshme.
Reprezentuesi polak ka lavdëruar edhe trajnerin Gennaro Gattuso, duke e bërë si një nga arsyet që e shtynë të rinovojë.
“Ne kemi negociuar për disa kohë, por unë shpresoj që zyrtarizimi do të bëhet në ditët e ardhshme”, ka thënë Zielinski, transmeton lajmi.net.
26 vjeçari kaloi te Napoli gjatë vitit 2016 dhe ka qenë pjesë kyçe e formacionit të Napoli viteve të fundit. /Lajmi.net/






















