Sport
Zidane nervozohet me gazetarin që e pyeti për Bale: E di pse po e bën këtë!

Zinedine Zidane ka mbajtur një konferencë për shtyp para kësaj përballje, dhe në një moment, francezi humbi durimin.
Një gazetar insistoi në pyetjen nëse Real Madrid do të shesë Gareth Bale gjatë verës.
Zidane fillimisht injoroi këtë pyetje, por insistimi i gazetarit çoi deri në përgjigjen e tij.
“Unë e di se çfarë dëshironi ju, ju po tentoni të krijoni një përçarje mes meje dhe Bale, por nuk do të arrish ta bësh atë”, është deklaruar Zidane, përcjell lajmi.net.
“Gareth është pjesë e Realit, është pjesë e familjes sonë. Ju përpiqeni të grindeni me ne, por nuk do të keni sukses”./Lajmi.net/






















