Connect with us

Lajme

Ziberi: Më 15 korrik dilni në zgjedhje masovikisht

Publikuar

Kandidati për Kryeministër të Maqedonisë së Veriut, Naser Ziberi, ka ftuar organet zgjedhore në këtë shtet që të marrin të gjitha masat e parandalimit të përhapjes së koronavirusit në ditën e zgjedhjeve.

“Unë një javë më herët nga ky vend pata rastin t’i shpalos 25 prioritetet e mia në 100 ditët e para dhe jo rastësisht në një nga pikat primare ishte se do të bëjmë çmos që të përballemi me këtë të keqe që po kaplon jo vetëm vendin tonë por tërë botën”, ka thënë Ziberi.

“Ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë, të gjitha komunitet që mos ta shohin konkurrencën time si një hendikep por si një përparësi. Të na bashkohen pa diskriminim dhe barriera. Dilni në zgjedhje masovikisht”.

NA NDIQ NË FACEBOOK