Connect with us

Lajme

Zhernovski i pëgjigjet Bujar Osmanit: Të gjitha rrugët çojnë drejt Zaevit

Publikuar

Prej se pardje kur KSHZ-ja publikoi shpërndarjen e mandateve, zëdhënësi I BDI-së Bujar Osmani u prononcua në FB. Ai kishte shkruar se LSDM dhe Besa bashkë kanë 46 deputetë, njëjtë sikurse VMRO-DPMNE dhe E MAJTA duke shkruar se “të gjitha rrugët cojnë në Recicë të Vogël”.

Në këtë mënyrë Osmani dërgoi mesazhin se tani formimi I Qeverisë së Re do të varet ekskluzivisht nga BDI-ja duke marrë parasysh se partia me 15 mandatet e saj do të mundësojë formimin e shumicës parlamentare me 61 deputetë.

Sot arriti kundër përgjigja nga LSDM-ja. Ish – Kryetari I Komunës Qendër dhe Zv/Ministër në Qeverinë e Zaevit Andrej Zhernovski ka shkruar se megjithatë “ Të gjithë rrugët cojnë drejt selisë së LSDM-së në Rrugën e Bihaqit”.

“Të gjitha rrugët cojnë drejt Rrugës së Bihaqit të Zaevit. Kur do të lexohen Kushtetua, ligjet dhe Rezultatet Zgjedhore, e vërteta është vetëm një – rrugët cojnë tek Zaevi. Gjithcka tjetër janë rrëfime për fëmijë të rritur dhe politikanë të vegjël” – ka shkruar Zhernovski në FB./KlanMacedonia

NA NDIQ NË FACEBOOK