Connect with us

Kosovë

Zgjedhjet në Kroaci: Rezultatet preliminare tregojnë për fitore të HDZ

Publikuar

Rezultatet jozyrtare të Komisionit republikan zgjedhor të publikuara në ora 21.00, tregojnë se partia HDZ fitoi 71 vende në zgjedhjet parlamentare për legjislacionin e dhjetë kroat, ndërsa koalicioni Restart, i udhëhequr nga SDP, fitoi 45 ulëse.

Forca e tretë në Parlament është Lëvizja atdhetare me 16 ulëse, dhe e katërta Most me 4 ulëse.

Koalicioni i majtë i gjelbër i udhëhequr nga Platforma “Ne mundemi” fitoi gjithashtu katër ulëse, transmeton agjencia kroate e lajmeve HINA.

Koalicioni Strip i udhëhequr nga Partia Smart, Reformistët dhe HNS fituan secila nga një mandat.

Rezultatet preliminare janë kumtuar nga 22,95 për qind e vendvotimeve të proceduara, në të cilat votuan 13.31 për qind e qytetarëve.

NA NDIQ NË FACEBOOK