Connect with us

Kosovë

Zëdhënësi i PDK’së – Fitore Pacollit: Albini me Kabinetin e tij testoheshin për Covid në kohën kur në Kosovë kishte mungesë testesh

Publikuar

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka shkruar se ‘si në shtetin e kapur kryetari i PDK-së e merr rezultatin për koronavirus brenda ditës’.

Ndaj kësaj, ka reaguar zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyci, i cili ia kujton Pacollit kohën kur kabineti i Albin Kurtit testohej kur ‘në Kosovë kishte mungesë testesh”.

Ai shkruan:

Fitore Pacolli e Lëvizjes Vetëvendosje, paska filluar të shqetësohet edhe për shëndetin publik.

E mirëkuptoj se gjatë kohës sa ishin në pushtet e patën bërë një rregull që njëherë të testoheshin Albini me Kabinetin e tij qeveritar e pastaj qytetarët e Kosovës. Po flas në kohën kur testimet ishin në mungesë dhe kapacitet e testimeve ishin minimale.

Sido që të jetë, tash përsëri në opozitë, më lehtë është fokusi tek “qytetarët” se organizimi i protestave nga ballkoni, apo pështjellimi nëpër tenderë në ndërmarrjet publike siç është KEK-u.

Fitore Pacolli dhe kolegët e saj është mirë që për çështje të pandemisë dhe testimeve të mos flasin fare, sepse, sa ishin në pushtet e bënë krejt të kundërtën me atë që predikojnë sot.

NA NDIQ NË FACEBOOK