Connect with us

Sport

Zbulohen fanellat e reja të Real Madrid

Publikuar

‘Los Blancos’ do të kenë tri fanella tejet të bukura për sezonin e ardhshëm, ku me shumë gjasë luajnë si kampionë në fuqi të Spanjës.

Brendi i madh botëror, Adidas, ka bërë një punë të shkëlqyer në dizejnimin e fanellave të Real Madrid për sezonin tjetër.

Sot, ‘Footyheadlines’ kanë zbuluar tri fanellat e Real Madrid, përcjell lajmi.net.

Si gjithmonë, fanella vendase do të mbajë ngjyrën e bardhë, kurse në dy të tjerat ka hapësira për lojë me ngjyrat.

Fanella për ndeshjet mysafire do të ketë ngjyrën rozë, kurse fanella e tretë dominohet nga nuancat e zeza.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell tri fanellat e Real Madrid për sezonin e ardhshëm.

Fanellat do të lansohen në treg më vonë gjatë muajit korrik. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK