Connect with us

Kosovë

Zbritje për 7 centë në “Petrol Company” për festën e Kurban Bajramit

Publikuar

më

Nga sot në të gjitha pikat e “Petrol Company”-s mund të përfitoni nga zbritja e çmimit të derivateve për 7 centë. Të gjithë klientët me Bonus dhe me Premium Kartelë të “Petrol Company”-s mund të përfitojnë nga kjo zbritje deri më 3 Gusht, ku mund të furnizohen me benzinë & diesel për 7 centë më lirë.

Menaxherja për marketing, Valentina Mekani, ka thënë sot në “Radio Prishtina” se klientët e pajisur me kartela mund të përfitojnë nga kjo zbritje, ndërsa ata që ende nuk janë të pajisur me këto kartela mund ta bëjnë këtë në të gjitha pikat e “Petrol Company”-s ose në platformat online.

“Të gjithë klientët që janë me dy kartelat tona Bonus dhe Premium mund të përfitojnë nga zbritja që ka nisur sot, ndërsa klientët që nuk i kanë këto kartela e kanë mundësinë të pajisen me to në momentin që furnizohen me derivate, mjafton ta kërkojnë nga punëtorët ose edhe përmes rrjeteve sociale të aplikojnë dhe pastaj në pikën më të afërt mund ta marrin atë. Klientët me Bonus Kartelë përfitojnë zbritje 6 centë, kurse ata me premium kartelë 6.5 centë”, ka thënë Mekani në “Radio Prishtina”.

Mekani ka bërë të ditur se deri tani janë 25 mijë klientë që janë shumë aktivë dhe të pajisur me kartela.

“Petrol Comapny” gjithashtu do të vazhdojë kampanjën humanitare, ku me rastin e Kurban Bajramit do të dhurohen çelësat e një shtëpie për një familje në Skenderaj.

“Kampanja humanitare është duke ecur shumë mirë. Këto ditë do të dorëzojmë çelësat e shtëpisë së 6-të në Skenderaj, ideja ka qenë që festën e Kurban Bajramit kjo familje ta presë në shtëpinë e re. Edhe dy shtëpi të tjera do të përfundojnë në javët në vazhdim”, ka bërë të ditur Mekani. Gjithashtu, “Petrol Company”  do të lansojë edhe aplikacionin mobil, ku klientët do të kenë mundësi të shumta për t’u informuar me ofertat dhe çmimet e kompanisë.

Lajme17 minutes ago

A po rikthehet miqësia mes Mickoskit dhe Taravarit? Taravari: Asnjëherë nuk kemi pasur armiqësi

Lajme58 minutes ago

Bajrami: Deficiti tregtar i Kosovës arrin në 5.39 miliardë euro

Lajme60 minutes ago

Sela: Nuk mund të mendojmë për Bashkimin Europian duke shkelur mbi kokën e Agim Islamit e varrin e Rexhail Qerimit

Lajme1 hour ago

Minçev: Administrata shtetërore do të riorganizohet përmes një ligji të ri, që kërkon shumicë prej dy të tretash

Lajme1 hour ago

Shqiptari që hakoi GTA 6 dënohet me 7 vjet burg, por lirohet menjëherë, gjykatësi i dha një porosi të veçantë

Maqedoni2 hours ago

104 denoncime për familjen me lopët në Kriva Pallankë, e fundit pas sulmit ndaj një gruaje 67-vjeçare

Shqipëri2 hours ago

Atentati ku mbeti i vrarë “Sel Çami”, del nga operacioni nipi i viktimës, në trup kishte katër plumba! Dosja dhe pistat e Policisë

Lajme4 hours ago

Konjufca takohet me homologun grek në Athinë – i kërkon njohjen e Kosovës si shtet

Lajme5 hours ago

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Maqedoni5 hours ago

Buteli në aksion: Kontrolle ndaj ndërtimeve pa leje dhe parkimeve ilegale

Shqipëri6 hours ago

Analiza e “Corriere”: Një erë e re po fryn në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe dorëzojnë bosët e krimit në këmbim të ndikimit diplomatik!

Lajme6 hours ago

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në drejtësi: Shasivari dhe Sivagnanam zotohen për sundim më të fortë të ligjit

NA NDIQ NË FACEBOOK