Connect with us

Lajme

Zaev sërish selam BDI-së: Është koha të shkoni në opozitë!

Publikuar

Nga një tubim me qytetarët nga Koçani, kreu i LSDM-së, Zoran Zaev sërish i ka çuar mesazh partnerit të koalicionit BDI-së se duhet kjo e fundit të shkojë në opozitë. Për shëndetin e demokraicës pas 17 viteve është mirë që BDI të shkoj në opozitë, insiston Zaev, përcjell Zyrtare.net

Sipas kreut të LSDM-së, falë atij guximi, tani vendi është anëtare e NATO-s dhe ka edhe vendimin e BE-së për fillimin e bisedimeve dhe tanimë është miratuar edhe korniza e bisedimeve nga Komisioni Evropian.

“Unë e di se do të fitojmë, por e kërkoj një vote më shumë për qeveri stabile, që askush të mos na shantazhojë. Është koha e fundit që pas 17 vitesh edhe BDI të shkojë në opozitë, mjaft ishte, nuk është mirë askush aq shumë vite të jetë në pushtet, sepse shndërrohet në regjim. Prandaj unë, Zoran Zaev, themeluesi i konceptit “Një shoqëri për të gjithë”, i cili për herë të parë e krijoi koalicionin e kompletuar multietnik në vendin tonë, për herë të parë të gjithë i bashkuam njësoj, që mundohej tërësisht ta plotësojë marrëveshjen e Ohrit, nuk kam probleme dhe paragjykime.”,- deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

NA NDIQ NË FACEBOOK