Connect with us

Lajme

Zaev nga tubimi qëndror në Shkup i përgjigjet shqip BDI-së: PSE JO NË OPOZITË! (VIDEO)

Publikuar

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev ka vazhduar të jetë i ashpër ndaj BDI-së. Kësaj rradhe në tubimin qëndror në Shkup të mbajtur kreu social demokrat i ka dërguar porosi partnerit të deritanishëm BDI-së edhe në gjuhën shqipe se është momenti që kjo e fundit të shkoj në opozitë.

Zaev madje theksoi se është e pamundur të rritet ekonomia dhe reformimi i arsimit me BDI-në për shkak se siç tha kjo parti ska kapacitet, raporton Zyrtare.net

“BDI kalon në opozitë, PSE JO BDI në opozitë, (e thotë në gjuhën shqipe), ne jemi njerëz të mirë duam bashkëpunim por nuk mund ti siguroni qytetarët se do të punoni në shtëpi se do ta ktheni shtetin e së drejtës ashtu siç duam me BDI-në në Qeveri, nuk mund ta rrisim ekonominë sepse ata nuk kanë kapacitet si parti politike, nuk mund ta reformoni arismin sepse atyre nuk u intereson të rinjët dhe e ardhmja”, ka thënë Zaev.

Zaev para qytetarëve theksoi se gjatë këtij mandati do të koncentrohet në planin e brendshëm pasi tashmë çështja e NATO-së dhe BE-së thuajse janë të kryera./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK