Sport
Ylli i Valencias refuzon top skuadra, dëshiron kalimin vetëm te Man City

Anësori spanjoll po pëlqehet nga Pep Guardiola, dhe lëvizjet e para për të finalizuar një marrëveshje të tillë tashmë janë bërë.
Mediet në Spanjë raportojnë se Torres ka refuzuar ofertat nga Real Madrid, Atletico Madrid dhe Juventus, duke preferuar kalimin te Manchester City, përcjell lajmi.net.
20 vjeçari është pjesë e Valencias që nga viti 2017, dhe në 71 paraqitje ka shënuar gjashtë gola.
Lojtari pritet që shumë shpejtë të pranojë ftesë edhe nga kombëtarja A e Spanjës./Lajmi.net/





















