Connect with us

Kosovë

Xhabir Hamiti: Autoritetet bënë mirë që ndaluan namazin e Bajramit

Publikuar

më

Kosova dhe Arabia Saudite ndaluan faljen e namazit të Kurban Bajramit sivjet. Vendet tjera me shumicë myslimane, ndonëse lejuan lutjet kolektive, e bënë me numër të kufizuar dhe me masa shtesë për shkak të pandemisë.

Këtë vendim të Kosovës, profesori i shkencave islame Xhabir Hamiti, po e quan me vend dhe thotë se një gjë e tillë në këso situate është e rekomanduar edhe fetarisht, njofton Klan Kosova.

“Duhet të respektojmë ekspertët shëndetësorë sepse ne si fetarë nuk jemi ekspertë të kësaj fushe. Secili duhet ta kryejë punën e vet dhe të dëgjohen mendimet dhe vendimet për profesionin që kanë. Në raste të tilla edhe fetarisht shëndeti është mbi të gjitha”.

“Në vendime të tilla ka mendime për dhe kundër. Unë i mbështes vendimin e organeve shtetërore dhe mendoj që duhet besuar mendimin dhe vendimin zyrtar sepse ata e kanë vlerësuar situatën nga terreni”.

Hamiti në Info Magazine tha se edhe me shënimin e numrit të lartë të viktimave është më së e duhur të merren veprime parandaluese për të shpëtuar jetë.

“Diçka që shihet se është e rrezikshme dhe që rrezikon edhe më tutje duhet të merren masa të tilla dhe unë jam për t’i respektuar sepse asgjë s’është më e rëndësishme se jeta e njeriut”.

“Kjo pandemi s’e ka paralizuar vetëm festën fetare myslimane, por të gjitha festat fetare i ka zbehur në maksimum pasi që festat fetare e kanë këtë që bashkojnë njerëzit. E ka zbehur tej mase dhe e ka pamundësuar edhe shkëmbimin e vizitave të tilla me të cilat specifikohet një festë fetare. Zbehje e skajshme, askush s’e ka pritur. Kjo ka ndikuar dhe po ndikon edhe psiqikisht sepse njerëzit e kanë një drojë se do të infektohen sapo të dalin nga dera e shtëpisë. Është ngarkesë psikike dhe një pengesë e shënimit të festave fetare”.

Profesori i islamit thotë se fatkeqësitë e tilla e përforcojnë më shumë lidhjen e besimtarëve me Zotin dhe është një e mirë psikike mbështetja në një superfuqi.

“Kjo sikur iu ka treguar njerëzve se kur rreziku është i padukshëm të gjithë njerëzit duhet të bashkohen. Njerëzit e kanë një gjenezë, një ndjenë, një reagim. Njerëzit i kanë të njëjtat ndjenja dhe kjo bëri që të të gjithë njerëzit të solidarizohen pa dallim race, kombi a feje”.

“Lidhja e njeriut me Zotin duhet të jetë gjithmonë edhe kur s’është i rrezikuar, por në këso raste kur e sheh që s’ka një mundësi, kur ndihma s’mund të vijë nga një njeri i drejtohet një fuqie metafizike dhe gjithmonë kërkon alternativën e një superfuqie”.

“Edhe në librin tonë të shenjtë thuhet: “Kur njerëzit goditen nga valët e detit ata që s’janë besimtarë në atë moment duan t’i drejtohen Zotit sepse nuk shohin rrugëdalje tjetër”. Kjo është e mirë sepse njeriu edhe psiqikisht duhet të mbështetet diku, e kanë treguar edhe psikologë që kjo ndikon mirë. Një mbështetje e fortë që njeriun e mban gjithmonë stabil”.

 

Lajme4 minutes ago

Qytetarët denoncojnë/ Dyshime për ndërtim pa leje dhe uzurpim të pronës në “Malin Sharr” në Tetovë, – i përfshirë është një ish zyrtar i BDI-së?!

Shqipëri24 minutes ago

Paradoksi i votës arabe/ Vendimtare për të mundur Netanyahun, por askush nuk i do në qeveri

Lajme57 minutes ago

KPK suspendon edhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri

Lajme1 hour ago

Osmani nga Parisi: Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshja e Ohrit në fokus të takimeve në institucionet franceze

Lajme1 hour ago

Vendos Gjykata Supreme: Valon Lluka mbetet në paraburgim deri në vendosjen nga Gjykata Themelore

Lajme2 hours ago

Bekim Sali nga Dublini: Integrimi gradual duhet të sjellë përfitime për qytetarët edhe para anëtarësimit në BE

Maqedoni2 hours ago

Hetim për mbi 260 milionë denarë – Spital privat dyshohet se arkëtonte para edhe nga Fondi Shëndetësor, edhe nga pacientët

Maqedoni3 hours ago

Sekuestrohen rreth dy tonë mish i pasigurt, do të shkatërrohen në “Drislla”

Maqedoni3 hours ago

Ambasada ruse mohon përfshirjen në rrjetin e dyshuar propagandistik në Maqedoninë e Veriut

Maqedoni3 hours ago

ESHR: Mbi 14 miliardë denarë kredi për bizneset, 44% e mjeteve për prodhimin vendas

Kosovë3 hours ago

“Nuk të pranoj më”- IPK nis hetimet për trajtimin policor të rasteve të raportuara nga Arlinda Zekaj

Maqedoni3 hours ago

Letërnjoftimi dhe patentë-shoferi digjital nuk vlejnë për policinë, qytetarët duhet të kenë dokumentet fizike

NA NDIQ NË FACEBOOK