Sport
Wolves cakton çmimin për shitjen e Traore

Adama Traore është shëndrruar në një prej futbollistëve më të kërkuar në futbollin evropian.
24 vjeçari ka shkëlqyer me paraqitjet e tij më Wolverhampton duke zgjuar interesim nga shumë klube të mëdha evropiane.
“Daily Mail” raporton se klubi nga Premierliga ka caktuar çmimin për shitjen e tij: 150 milionë euro, transmeton lajmi.net.
Traore së fundmi ka zgjuar interesim edhe nga klube të mëdha nga Premierliga përfshirë Manchester City dhe Liverpool. /Lajmi.net/






















