Sport
Westbrook rezulton pozitiv me COVID-19

Kjo u bë e ditur përmes vet basketbollistit në një postim në llogarin e tij personale në Twitter, përcjell lajmi.net.
Ai ka njoftuar se tashmë është karantinuar dhe sapo të shërohet do të bashkohet me skuadrën në Florida, aty ku do të vazhdojë sezoni i NBA.
Kujtojmë se në fund të këtij muaji, do të rifillojë sezoni i NBA në Disney World, Florida – por deri tani situata nuk ka qëndruar aspak mirë pasi disa basketbollistë refuzuan të shkonin dhe disa të tjerë rezultuan pozitivë me koronavirus. /Lajmi.net/






















