Connect with us

Kosovë

“Wembley” gati të hapë stadiumin, finalja e Superkupës së Anglisë mund të luhet me tifozë

Publikuar

Finalja e Superkupës në Angli e njohur ndryshe edhe si “Community Shield” mund të luhet me tifozë. Në Britani po mendojnë ti hapin stadiumet për tifozët por gjithmonë duke u treguar të kujdesshëm dhe me datë 29 gusht tifozët mund të shohin një ndeshje nga shkallët e stadiumit pas shumë kohësh.

Liverpuli kampion do të përballet me fituesin e “FA Cup” që do dalë nga çifti Arsenal-Çelsi. Nëse qeveria britanike jep dritën jeshile, në “Wembley” pritet të jenë diku tek 15-20 mijë tifozë.

Sigurisht që hapja e stadiumit do zbatohet duke respektuar distancën sociale pasi “Wembley ka një kapacitet prej 90 mijë vendesh dhe vetëm 15-20 mijë prej tyre do jenë të lira për publikun.

NA NDIQ NË FACEBOOK