Connect with us

Sport

WBA rikthehet në Premierligë

Publikuar

Skuadra e drejtuar nga trajneri kroat, Slaven Bilic, ka siguruar rikthimin në elitën e futbollit anglez, pavarësisht barazimit 2:2 me QPR në ndeshjen e xhiros së fundit në Championship.

E gjitha kjo u mundësua falë fitores së Barnsley në udhëtim te Brendford, me këta të fundit që lëshuan mundësi të artë për t’u promovuar në Premierligë.

Premierligën nga Championship e ka siguruar edhe Leeds United, që pas 46 ndeshjeve, ka grumbulluar 93 pikë.

Skuadra e tretë që do të futet në Premierligë, do të mësohet pas Play Offit, mes skuadrave si Brendford, Fulham, Cardiff dhe Swansea./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK