Shëndetësi
Vuçiq: Serbia është ndër 30 vendet e para që do të marrë vaksinën kundër Covid-19

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqtha sot se shteti që ai drejton do të bëjë çmos për ta bërë Serbinë në mesin e 30 vendeve të para në botë që do të marrin vaksinën kundër koronavirusit.
Ai njoftoi se së shpejti do të nënshkruhet një protokoll mbi bashkëpunimin me vendin që ka përfunduar testimin e vaksinës kundër virusit korona, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.





















