Connect with us

Kosovë

Vuçiq: Pres angazhim më të fuqishëm të SHBA-së në dialog

Publikuar

më

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Shtetet e Bashkuara nuk i kanë braktisur bisedimet për Kosovën dhe se ai pret angazhim edhe më të fuqishëm të amerikanëve në këtë çështje.

Duke folur për negociatat midis Kosovës dhe Serisë, të cilat do të vazhdojnë të enjten në Bruksel në nivel ekspertësh, Vuçiq tha për Radio-Televizionin e Serbisë se “hapësira e Serbisë për manovrim do të zvogëlohet”.

“Ne nuk iu kundërvihemi shqiptarëve atje. Është njësoj sikur të flisni me shqiptarët, ose me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara. Ata mendojnë njësoj dhe të gjithë e duan Kosovën e pavarur”, tha Vuçiq.

“Në një moment do të jemi nën presion, por ma lini mua, unë jam veteran politik, e di se cilat janë pasojat për mua, por do ta mbroj vendin, jo veten time”, tha ai.

Javën e kaluar, Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, janë takuar në Bruksel me ndërmejtësimin e përfaqësuesve të lartë të BE-së.

Ka qenë ky takimi i parë i drejtpërdrejtë midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë qysh në fund të vitit 2018.

Atëbotë, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve janë ndërprerë për shkak të një takse që u ka vënë Kosova prodhimeve të importura nga Serbia.

Taksa, ndërkohë, është zëvendësuar me masa reciprociteti, por këto të fundit janë hequr me ardhjen e Hotit në pushtet, në fillim të qershorit, për t’i hapur rrugë, siç është thënë, vazhdimit të dialogut.

Një takim midis Kosovës dhe Serbisë, i paraparë të mbahej në Shtëpinë e Bardhë, në fund të qershorit, nën organizimin e të dërguarit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nuk është mbajtur, pasi paraprakisht Prokuroria Speciale në Hagë ka njoftuar se ka paraqitur aktakuzë për krime lufte kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili duhej të merrte pjesë në atë takim.

Grenell ka paralajmëruar organizimin e një takimi tjetër të ngjashëm, por nuk ka dhënë ndonjë datë konkrete.

Lajme17 minutes ago

E dhimbshme: ‘Babanë s’e kam parë kurrë’, rrëfimi i Flakës pas identifikimit të mbetjeve mortore të Fatmir Fazlijës

Lajme23 minutes ago

Pensionistët nuk mund ta transferojnë pensionin në një bankë tjetër pa shlyerje nga Alta Banka, ndërsa sportelat janë të mbyllura

Lajme27 minutes ago

Toshkovski: Vozitësit mësuan ku janë kamerat e “Safe City” – po sjellim një mënyrë të re inçizimi

Maqedoni1 hour ago

Shkupi bëhet qendër rajonale e urologjisë: Mjekë nga katër shtete trajnohen për ndërhyrje të avancuara!

Kosovë1 hour ago

Tronditëse në “Prishtina Mall”, burri dyshohet se rrahu 7-vjeçarin në këndin e lojërave, ja si u zbulua rasti

Kosovë2 hours ago

Drafti i BE që paralajmëroi mungesën e përparimit në Kosovë, sot nga Brukseli del raporti i plotë

Religjion2 hours ago

Pozitat dhe privilegjet kalojnë, mbetet vetëm ajo që merr para Allahut Fuqiplotë

Maqedoni2 hours ago

Akuza të rënda ndaj Greqisë: Aleanca Evropiane alarmon për përndjekjen e pakicave maqedonase dhe turke!

Shqipëri2 hours ago

30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

Maqedoni3 hours ago

Kriptovalutat përfshihen në Kodin Penal, propozohet konfiskimi i pasurisë së transferuar te familjarët

Kosovë4 hours ago

Nga kontrata 54 mijë euro te posti i konsullit: Si përfitoi aktivisti i Guxo-s nga pushteti i Pecit, Gërvallës dhe Konjufcës

Maqedoni4 hours ago

Ndryshime në krye të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, emërohet drejtori i ri

NA NDIQ NË FACEBOOK