Sport
Vrasja e vëllait të Aurier – lojtari flet për herë të parë, tregon si ndodhi ngjarja

Gjatë kësaj jave bëri bujë të madhe lajmi për vrasjen e vëllait të Serge Aurier, i cili u qellua për vdekje në rrugët e Toulouse.
Pas këtyre ngjarjeve disa fjalë ka thënë edhe Serge Aurier, ylli i Tottenham, i cili sigurisht këtë e ka përjetuar rëndë.
Aurier ka thënë se nuk mund të bënte asgjë dhe vetëm qëndronte i shtrirë në shtrat, pas lajmit shkatërrues, si dhe ka zbuluar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.
“Ishte ora 7 e mëngjesit. Isha në shtrat kur një shok më dërgoi pamje nga një ‘tweet’. E pyeta nëse ishte me të dashurën e tij. Por, ai kishte ardhur në shtëpi dhe kishte dalur prap. Duhej t’i thosha shpejtë nënës që të reagonte. Qëndrova në shtrat gjithë ditën pa lëvizur. Ishte ditë e vështirë”, ka thënë Aurier, transmeton lajmi.net.
“Takova një nga shokët e tij që ishte me të. Është histori e një vajze. Ai fliste me ishin e shumë kohëve më parë. I dashuri i saj i ri donte që kjo të ndalej”, ka shtuar mbrojtësi.
“Christopher nuk lajmërohej. Ai e injoroi atë. Djali shkoi për të blerë ushqim. Ai erdhi nga prapa dhe e qëlloi”, ka zbuluar lojtari i Tottenham.
Aurier zbriti në fushë vetëm 48 orë pas gjithë kësaj, për t’u paraqitur ndaj Newcastle United. /Lajmi.net/






















