Kosovë
Vitin e kaluar ishte hero i mediave serbe, Samir Potera shan dhe ofendon rëndë UÇK’në

“100 here ma shum’ perbene rrezik UÇK per sigurine nacionale t’Kosoves se Beogradi.” Kjo është vetëm njëra nga pjesët e deklaratave të Samir Poterës për UÇK-në në rrjetin social Facebook.
Ai ka kohë të gjatë që nuk ndalet së ofenduari luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe akuzuari figurat udhëheqëse të saj.
I emëruar nga mediat serbe si “anëtarë i shoqërisë civile” në Kosovë, Samir Potera, vazhdon të ofendoj rëndë UÇK-në dhe liderët e luftës Presidentin Thaçi, Kadri Veselin, Ramush Haradinajn dhe liderët tjerë.
Në vazhdimësi në llogarinë e tij në Facebook, ai hedh akuza dhe ofendime të rënda në drejtim të UÇK-së, madje duke e quajtur atë edhe si rrezik për sigurinë nacionale më shumë se Beogradin.
Më poshtë gjeni disa nga postimet e tij në rrjetin social Facebook:

Rikujtojmë se, në kohën kur ishin mbajtur zgjedhjet në Kosovë me 6 tetor 2019, kutitë e votimit që kishin ardhur nga Serbia, përmbanin material helmues brenda, duke detyruar antarët e KQZ ti numronin me masa mbrojtëse votat në ato kuti.

Mediet serbe, në panik, duke e parë se ishin duke u diskredituar në sytë e botës, gjetën ngushllim tek deklarata e Samir Poterës, i cili kishte deklaruar se ato zarfa ishin helmuar nga Prishtina dhe jo nga Beogradi. Ato morën postimin e tij duke e emërtuar si “anëtarë i shoqërisë civile” dhe e bënë hero të ditës në Serbi.
Më poshtë gjeni postimin e tij dhe linqet e mediave serbe rreth deklartave të tij:
https://www.kurir.rs/vesti/politika/3362429/resen-slucaj-otrovnih-koverti-na-kosmetu-bivsi-prevodilac-kfora-otkriva-glasovi-iz-srbije-otrovani-su-u-pristini
https://www.espreso.rs/vesti/kosovo/470967/zna-se-ko-ga-je-sipao-resen-slucaj-otrovnih-koverti






















