Connect with us

Kulturë

Video e vitit 1996 – Ziadin Sela shfaqet si valltar, me veshje kombëtare kërcen “Foleja e Shqiponjës”

Publikuar

Pamje ekskluzive të para 25 viteve – Ziadin Sela me veshje kombëtare duke vallëzuar “Foleja e Shqiponjave”

Jemi mësuar ta shohim duke mbajtur fjalime politike, duke folur nëpër intervista e debate për ngjarjet politike dhe qëllimet e subjektit politik që ai drejton. E kemi parë si deputet, si kryetar komune e kryetar partie. Por në këtë fushatë zgjedhore kemi pasur raste ta shohim edhe anën tjetër të tij. Atë më njerëzore dhe larg politikës. E dimë që në jetën e përditshme, loja e shahut është pjesë e pandarë e tij. Gjatë këtyre ditëve ai ka treguar një sërë aftësish edhe në sport, sidomos në basketboll. Për këtë më herët ka thënë se e ka sport të preferuar.

Në Strugë e njohin edhe për të kënduarit në mbrëmje të ndryshme apo edhe ahengje familjare. E kemi parë edhe duke i rënë kitarës.

Sot, in7 iu sjell pamje të para 24 viteve. Në festivalin “Këngë Jeho” të vitit 1996, Ziadin Sela shfaqet si valltar i SHKA “Drita” nga Livadhia. Në vallen që po e tregojmë për ju e që titullohet “Foleja e Shqiponjave”, Sela luan përkrahë vëllait të tij, Ramiut, i cili aktualisht jeton në SHBA.

Ziadin dhe Rami Sela 1996

SHKA Drita nga Livadhia njihet si një nga grupet më elitare të kohës, me shumë çmime dhe valle origjinale që edhe në ditët e sotme po luhen dhe vihen në skenë edhe nga grupe tjera.
Vallet e dala në skenë, ku luan edhe Ziadin Sela, janë krijuar nga legjenda e valleve popullore shqipe, Panajot Kanaçi. Ndërsa pas tij, me SHKA Drita ka punuar edhe mjeshtri tjetër dhe pasardhësi i Panajot Kanaçit, i madhi Rexhep Çeliku./in7.tv/