Lajme
Vetëm edhe 6 ditë fushatë në Maqedoni

Mbesin edhe gjashtë ditë që partitë politike dhe koalicionet të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik t’i prezantojnë programet e tyre zgjedhore para qytetarëve.
Fushata përfundon më 12 korrik në orën 24 kur edhe zyrtarisht fillon heshtja parazgjedhore.
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive, bëri të ditur se më së voni deri në orën 24 më 9 korrik mund të publikohen rezultatet e hulumtimit të mendimit publik lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe i përkujtoi radiodufuzerët në dispozitat e Kodit Zgjedhor për publikimin e rezultateve më së voni pesë ditë para datës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve.



















