Sport
Verstappen i dëshpëruar me kualifikueset, premton më shumë për garën e nesërme

Skuadra e Red Bull, me pilotin e saj më të mirë, Max Verstappen, përfundoi në pozitën shtatë në kualifikuesete Grand Prix të Hungarisë.
Pas këtyre kualifikueseve, holandezi ka thënë disa fjalë përmes ‘Twitter’, duke thënë se nesër do të bëjë më shumë.
“Ne tentuam shumë, por P7 në kualifikuese është shumë dëshpëruese dhe jo ajo që donim”, ka shkruar Max fillimisht, transmeton lajmi.net.
“Nesër gjatë garës unë do të tentojë të bëjë më të mirën që mundem për të fituar pozita”, ka thënë tutje Verstappen.
Më i shpejti në kualifikuese ishte Lewis Hamilton, i cili për herë të 90-të (rekord) niset në ‘pole-position’. /Lajmi.net/





















