Sport
Verona 2:2 Inter, nota e Amir Rrahmanit dhe të tjerëve

Skuadra ‘Zikaltër’ është ndalur me barazim në ndeshjen kundër Verona, shkruan lajmi.net.
Në këtë ndeshje, paraqitje mjaft të mirë pati qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili madje regjistroi edhe asistim.
Rrahmani kësisoj ka regjistruar asistimin e parë të tij në Serie A, dhe këtë e bëri për golin e Miguel Veloso.
Sipas vlerësimeve të ‘WhoScored’, Rrahmani qëndron me notën 6.6.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell notat e të gjithë lojtarëve që u aktivizuan në këtë ndeshje. /Lajmi.net/























