Sport
Vendoset data për kompletimin e trilogjisë Fury – Wilder

‘Bronze Bomber’ do të përballet me ‘Gypsy King’ për herë të tretë në një kohë relativisht të shkurtër, transmeton lajmi.net.
Lufta e parë përfundoi baras, ndërsa në të dytën ishte boksieri amerikan ai i cili triumfoi.
Në kontratën mes palëve ishte caktuar klauzola e ndeshjes së tretë – në rast se humbësi, në këtë rast Wilder, do ta aktivizonte.
Ky meç ishte planifikuar të zhvillohet këtë muaj, por për shkak të pandemisë u shty për një datë tjetër, e cila do të jetë 19 dhjetori.
Në këtë luftë planifikohet të lejohet edhe pjesëmarrja e tifozëve. /Lajmi.net/






















