Kosovë
Vdes viktima pasi goditet nga një dru në Rugovë, policia arreston një person

Një person është arrestuar në Rugovë të Pejës, pasi që i njëjti ishte duke bërë punime të kundërligjshme dhe gjatë punimeve dyshohet se një dru ka rënë mbi viktimën mashkull, i cili si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë.
Viktima me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton raporti 24-orësh i policisë.




















