Kosovë
Vdes një tjetër anëtar i LDK-së, profesori dhe themeluesi Raçi

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, u ka shprehur gjatë ditës së sotme, e diele, ngushëllime familjarëve të profesorit Hazir Raçi, i cili ishte një ndër themeluesit e Degës së kësaj partie në Podujevë.
“Me pikëllim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Podujevës dhe veprimtarit të LDK-së, Hazir Raçi. Hazir Raçi ishte një prej themeluesve të Degës së LDK-së në Podujevë, njeri i urtë e punëtor, me virtyte të larta njerëzore”, ka shkruar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Raçin e ka përkujtuar edhe ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Podujevës, z.Nexhmi Rudari. /Periskopi






















