Connect with us

Kosovë

Vdes një person në aksidentin në Komoran

Publikuar

më

Një aksident ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Komoran.

Lexues të Periskopit kanë dërguar një video ku shihet se një veturë është aksidentuar dhe ka përfundur në ara ndërsa i del edhe tym, raporton Periskopi.

Në vendin e ngjarjes shihen disa qytetarë teksa përpiqen të japin ndihmë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për Periskopin se nga ky aksident një person ka humbur jetën.

“Rreth orës 08:10 Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën Komoran – Prishtinë. Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë vërejtur se një veturë dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është ndeshur me një shtyllë elektrike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit, si dhe është informuar KEDS-i për ndërprerjen e energjisë elektrike, përderisa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, ka thënë Kelani.

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK