Connect with us

Kosovë

Vdes një i prekur me koronavirus – konfirmohet se është nga Kamenica

Publikuar

Një banor i Komunës së Kamenicës, ka vdekur si pasojë e virusit Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, ndërsa ka theksuar që viktima J.H, ka vdekur në Spitalin rajonal të Gjilanit.

”Sapo u njoftuam nga IKShP se qytetari J.H i prekur nga #COVID19, ka ndërruar jetë në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Ky është rasti i dytë në komunën tonë i humbjes së jetës si pasojë e virusit SARS-CoV-2. Këto dy raste duhet të na vetëdijësojnë që kujdesin ndaj parandalimit të pandemisë ta vazhdojmë edhe më tutje.

Uroj që rastet e tilla të jenë të fundit për komunën tonë, kurse apeloj tek të gjithë t’i respektojnë tri udhëzimet kyqe në parandalimin e virusit SARS-CoV-2. Pra #mbanimaskën#respektojenidistancën dhe #pastroniduart.

Ngushëllime të sinqerta familjes!”.

NA NDIQ NË FACEBOOK