Kosovë
Vdes nga koronavirusi një djalë i ri nga Kamenica

Ka ndërruar jetë një djalë i ri nga Kamenica si pasojë e Covid-19.
Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.
“Vështirë të gjenden fjalë për familjen, të cilëve iu shprehë dhimbjen më të sinqertë për këtë humbje! Ju qoftë i paharruar kujtimi për Bersantin, djalë shembullor, profesionist i mprehtë, e shok i dashur”.
“Të dashur qytetarë, jam i vetëdijshëm për mënyrën se si organizohemi si komunitet; për respektin; modestinë e dashurinë. Kam qenë vet i pranishëm në situata ku tjetri nga keqardhja, apo ndjenja e respektit ka menduar që zgjatja e dorës është e duhur. Ju lutem mos e bëni një gjë të tillë. Respekt sot është të mos ia zgjatësh dorën tjetrit”.
“Secili prej nesh jemi ushtare në luftën e përbashkët kundër këtij virusi. Sonte e humbëm një betejë, por luftën duhet ta fitojmë”, ka shkruar Kastrati.


















