Connect with us

Sport

Vdes babai i Khabib Nurmagomedov pas komplikimeve me COVID-19

Publikuar

Trajneri legjendar ishte shtruar në spital në Moskë për disa javë, pasi pësoi një sulm në zemër pas infektimit me COVID-19.

Vdekja e tij është bërë e ditur nga udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov, me një mesazh ku shkruhej: “Lajmet e trishtueshme arritën tek unë, miq, Abdulmanap Nurmagomedov është larguar nga kjo botë”, përcjell lajmi.net.

“Nga i gjithë populli çeçen, ofroj ngushëllimet e sinqerta familjes së Abdulmanap Magomedovich”.

“Ai na la, duke lënë pas një emër të mirë dhe duke rritur një brez të denjë”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK