Connect with us

Lajme

Vazhdon protesta në Siniçan, policia edhe më tej bllokon punimet rreth ujësjellësit

Publikuar

Mbrëmja e djeshme shënoi kulmin e përplasjes disa ditore në bjeshkën mbi fshatin Siniçan të Tetovës, ku banorët e këtij fshati, me vetiniciativë, tentojnë të lidhen me burimin e fshatit Urviç për ujë të pijshëm. Policia, e cila është e pranishme në vendngjarje, dje u bë objekt i përplasjes me kreun e Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili i cili tentonte të kapërcente policinë për t’i mundësuar punonjësve të komunës, të ndiznin ekskavatorin për punimet, raporton Alsat.

“Ja, e shihni vetë reagimin e policisë, presim urdhër prej prokurorit po gati tre javë e presim dhe nuk jemi duke e marrë. Zotërinjtë që janë këtu, unë mendoj se i tejkalojnë gjitha kompetencat e veta sepse nuk ka një urdhër nga prokuroria për t’i ndalur punimet”.

Rreth orëve të mbrëmjes, në vendin e ngjarjes arriti edhe prokurorja publike Lejla Kadriu e cila urdhëroi gojarisht policinë që të tërhiqet dhe të mundësohet zhvillimi i punimeve.

Largohuni të gjithë, keni urdhër nga prokurori publik. Njoftojeni kë duhet të njoftoni, ju largohuni le të vazhdojë populli të punojë, është Kovid 19, nuk kanë ujë për higjienë personale. Shkaku i urgjencës së procedurës ata patjetër të vazhdojnë me punimet – deklaroi Lejla Kadriu, Prokuror Publik.

Por policia nuk u lëkund nga ky urdhër, duke mbajtur ende pozicionin e saj kordon, duke penguar mbërritjen e banorëve te ekskavatori i komunës.

Megjithatë kreu i komunës së Bogovinës Albon Xhemaili, bëri edhe tentime të tjera për të hapur rrugën punimeve por nuk pati sukses.

Do rrimë këtu ditë e natë, nëse ka nevojë edhe këtu do flemë derisa të marrim një përgjigje nga organet kompetente – deklaroi Albon Xhemaili, Kryetar i Komunës së Bogovinës.

Banorët e fshatit Siniçan në shenjë proteste qëndruan mbrëmë gjatë gjithë natës te pika ku zhvillohen punimet, ndërsa dita e re erdhi sërish me protesta./Alsat/

Maqedoni1 hour ago

A është ky provokimi i radhës? Kryetari i Gazi Babës urdhëron: Çdo të hënë nxënësit do ta nisin mësimin me himnin maqedonas

Shqipëri2 hours ago

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

Lajme3 hours ago

“Kush don le të gëzon, kush don të vajton!” – Haradinaj me reagim epik: Unë i pres KËTU!

Maqedoni4 hours ago

Grubi në rastin për “Lotarinë Shtetërore” kërkoi përkthimin e aktakuzës në shqip, gjykata reagoi ndaj momentit të kërkesës

Shqipëri4 hours ago

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

Maqedoni5 hours ago

Vrasja në Çair: Njëri nga autorët duhej të ishte në burg, Toshkovski: I kemi provat, arrestimet janë çështje kohe

Lajme5 hours ago

Bajrami: Jemi me institucione të uzurpuara, që nga dhjetori i vitit të kaluar s’kemi qeveri funksionale

Maqedoni5 hours ago

Iseni në Kosovë: Shkupi dhe Prishtina forcojnë frontin e përbashkët për sigurinë

Lajme5 hours ago

Spekulimet për kalimin në VLEN, Valbon Limani publikon mesazh nga foltorja e ASH-së

Maqedoni6 hours ago

Georgievski: Komentet pas vdekjes së Mlladiqit zbuluan jugosllavët e rremë maqedonas!

Shqipëri6 hours ago

“Para se të vënë kujën, të kontribuojnë!”- Flakët përfshinë varrezat, kryebashkiaku Ndreu: S’ka vend për panik, zjarri nën kontroll! Disa u ekzaltuan

Kosovë7 hours ago

Cakolli: Qysh thirret e merret pjesë në seancë jashtë çdo afati kushtetues, pa iu drejtuar Kushtetueses për pasojat?

NA NDIQ NË FACEBOOK