Connect with us

Sport

Van Basten: De Ligt gaboi, Serie A nuk është konkurruese

Publikuar

De Ligt, vitin e kaluar për 85 milionë euro, la Ajaxin, për t’iu bashkuar Juventusin në Serie A.

Holandezi i ri ka vuajtur për të gjetur formën, dhe Van Basten ka komentuar këtë situatë.

“Unë nuk mendoj se ai po luan më mirë se sezonin e kaluar te Ajax. Ai është i pafat pasi Gergio Chiellini është lënduar, ai është një lojtar i vërtetë i ekipit. Bonucci bën punën e tij, por nuk organizon mbrojtjen dhe nuk i tregon Matthijs se çfarë duhet të bëjë”, ka deklaruar Van Basten, përcjell lajmi.net.

“Chiellini bën gjëra për të tjerët. Unë mendoj se De Ligt do të mund të mësonte më shumë te Real Madrid, Barcelona ose Manchester City. Ai gjithashtu do të luante në një kampionat më interesant, sepse Serie A renditet më ulët se vendet që përmenda”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK