Connect with us

Sport

Upamecano dëshpëron Arsenalin

Publikuar

Kontrata e 21 vjeçarit do të skadonte në qershor të vitit 2021, që do të thoshte se çmimi i tij këtë verë do të pësonte ulje.

Por, raportet në Gjermani sugjerojnë se qendërmbrojtësi ka rënë dakord për një zgjatje të kontratës me klubin e Bundesligës.

Situata e Upamecanos ka qenë e monitoruar nga disa skuadra të njohura evropiane, si Manchester United, Bayern Munich dhe Milan.

Por tani duket se ai do të mbetet pjesë e skuadrës së Julian Nagelsmann nga “Red Bull Arena”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK