Sport
United dhe City pyesin Barcën për Griezmann

Ylli francez assesi nuk po arrin të bind trajnerin Quique Setien, i cili në derbin e fundit kundër Atletico Madrid e inkuadroi në lojë vetëm pas minutës së 90’-të.
Mediet në Spanjë raportojnë për një dritare të re rreth së ardhmes së Griezmann, përcjell lajmi.net.
Janë rivalët nga Mançesteri, United dhe City që i janë afruar Barcelonës për një transferim të mundshëm të Griezmann.
Një ofertë e mirë nga këto dy skuadra, që do të kalonte shumën 100 milionë euro, edhe do të mund ta tundonte Barcelonën./Lajmi.net/






















