Uncategorized
U rritën shumë rastet e reja me koronavirus, rikthehet karantina në këtë shtet në Evropë

Spanja është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi. Në shtetin spanjoll u shënua një numër i lartë viktimash dhe të infektuarish me Covid-19.
Së fundmi, mediat e huaja raportojnë se në rajonin e Katalonjës është rikthyer sërish izolimi. Mbi 200 mijë njerëz duhet të vetë-karantinohen.
Vendimi është marrë për shkak të rritjes së rasteve të reja. Nga ky rajon, që është ndër më të prekurit, nuk lejohet askush të hyjë apo të dali.
Gjithsej në Spanjë janë regjistruar 72.860 raste me koronavirus dhe 12.586 viktima. Për shkak të turizimit, Spanja ka rihapur kufijtë me vendet e BE.






















