Connect with us

Shëndetësi

Trump paralajmëron se pandemia mund të ‘përkeqësohet përpara se të përmirësohet ’

Publikuar

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se pandemia e koronavirusit në SHBA mund të “përkeqësohet para se të përmirësohet”.

Trump gjithashtu u kërkoi të gjithë amerikanëve të mbajnë maskë për fytyrë, duke thënë “ata do të kenë një efekt” dhe të tregojnë “patriotizëm”.

Këshilltarët e tij raportohet se e kanë shtyrë për të zbatuar një qasje më të matur ndërsa shpërndarja e virusit rritet nëpër Amerikë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Në konferencën e tij të parë për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë në disa muaj ai paralajmëroi se pandemia : “Me siguri fatkeqësisht do të përkeqësohet para se të përmirësohet.

Ai shtoi: “Ne po kërkojmë nga të gjithë që kur nuk jeni në gjendje të distancoheni në shoqëri, bartni një maskë, merrni një maskë”.

“Pavarësisht nëse ju pëlqen maska apo jo, ato kanë një ndikim, ata do të kenë një efekt dhe ne kemi nevojë për gjithçka që mund të marrim”.

Trump po përballet me garën për rizgjedhje në krye të Amerikës në zgjedhjet që mbahen në nëntor me demokratin Joe Biden, sipas sondazheve të opinioneve.

Biden të martën akuzoi Trumpin se kishte dështuar në trajtimin e pandemisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK