Connect with us

Sport

Tronditet Roma, Zaniolo mungon kundër Inter

Publikuar

Skuadra e Romës me shumë gjasë nuk do të mund të kalkulojë në shërbimet e yllit të skuadrës së saj, Nicolo Zaniolo.

Tash e disa kohë, i riu italian ka vuajtur nga një lëndim, të cilin e pësoi në ndeshjen kundër Juventus, dhe duket se rikuperimi nuk është kompletuar, edhe pse ai u paraqit paraprakisht.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Zaniolo do të mungojë në ndeshjen kundër Inter, transmeton lajmi.net.

Lojtari ka ndjerë dhimbje në muskulin e tij gjatë stërvitjeve të sotme, dhe kësisoj është në pikëpyetje.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Paulo Fonseca sa i përket aktivizimit të lojtarit. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK