Sport
‘Tronditet’ PSG, pa Mbappen kundër Atalantës

Skuadra franceze ka bërë të ditur se Kylian Mbappe i është nënshtruar ndërhyrjeve të para pas lëndimit të pësuar në Kupën e Francës kundër St Etienne.
Në njoftimin e PSG-së, thuhet se rikuperimi Mbappe do të ndodhë brenda tri jave, përcjell lajmi.net.
Kjo lë të kuptohet se Mbappe do të humbas ndeshjen kundër Atalantës në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja mes PSG dhe Atalantës luhet pas 16 ditësh, pesë ditë më herët se sa koha e paraparë për rikuperimin e Mbappe./Lajmi.net/






















