Sport
Tronditet ekipi i Kolollit e Kryeziut, nëntë lojtarë të prekur me COVID-19

Skuadra zviceranë është goditur rëndë nga koronavirusi.
Mirlind Kryeziu ishte lojtari i parë që rezultoi pozitiv me COVID-19 ditën e premte, teksa janë regjistruar raste të reja.
Gjashtë janë futbollistë, teksa edhe presidenti i klubit Ancillo Canepa është infektuar nga virusi i frikshëm. Një situatë e tillë rrezikon vijimin e Super Ligës helvete, teksa nëntë të prekurit me koronavirus të Zurich kanë nisur karantinën.






















