Connect with us

Sport

Trepça ’89 shokohet nga Dukagjini, hap fals për mbijetesën

Publikuar

Skuadra nga Klina ka mposhtur në shtëpi ‘xehtarët’ 3:2, duke i bërë këta të fundit të mendojnë për Ligën e Parë tashmë.

Ekipi i Shpetim Idrizit ishte dy herë në avantazh, por përveç se dështoi ta ruante epërsinë – në pjesën e dytë Trepça ’89 humbi edhe ndeshjen, duke mos arritur të ngjitej në vendin e tetë.

Muhamet Jashari (2’) dhe Milot Avdyli (12’) realizuan për mysafirët, kurse A. Shala (11’), autogoli i Avdylit (45+2) dhe Kamara (73’) shënuan për fitoren e parë në vitin 2020 të Dukagjini, që tani tubon 13 pikë në pozitën e fundit.

Kur kanë mbetur edhe tre ndeshje për t’u zhvilluar, Trepça ’89 tubon 35 pikë në pozitën e nëntë, tre më pak se Drenica që renditet e teta, pozitë kjo që të shpëton nga rënia një kategori më poshtë.

Ndërkohë, Vushtrria ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 Ferizajn, në ndeshjen ku të dyja ekipet sezonin e ri garojnë në Ligën e Parë. /Lajmi.net/