Connect with us

Kosovë

Tollovi në Qendrën e Regjistrimit Civil në Prishtinë, njerëzit pa maska dhe pa distancë sociale

Publikuar

Radhë të gjata të qytetarëve janë parë sot para objektit të Qendrës së Regjistrimit Civil në Prishtinë.

Në fotografitë e fundit të bëra nga Indeksonline shihet se në këtë pikë nuk po respektohet aspak distanca e rekomanduar nga institucionet përgjegjëse të shëndetësisë në Kosovë, teksa nuk mungojnë maskat.

 

 

Qytetarët janë parë të revoltuar me radhët e gjata që po shkaktohen në këtë pikë, ndërsa edhe temperaturat janë të larta.

Pak më parë është bërë e ditur se është mbyllur Drejtoria e Regjistrimit të Automjeteve për shkak të konfirmimit se disa zyrtarë janë infektuar me koronavirus.

NA NDIQ NË FACEBOOK