Connect with us

Sport

Tierney nuk kursen lëvdatat për Aubameyang

Publikuar

Pierre Emerick Aubameyang ishte figura kyçe në gjysmëfinalen e mbrëmshme të Kupës FA, kur shënoi dy gola ndaj Manchester City për t’i siguruar Arsenalit finalen e madhe.

Goli i dytë i sulmuesit nga Gaboni erdhi pas asistimit të Kieran Tierney. Ky i fundit ka dhënë disa komente për Aubameyang, duke mos kursyer lëvdatat.

Mbrojtësi skocez është shprehur tejet i lumtur që ka mundësinë të luajë në një skuadër me numrin 14 të Arsenal.

“Ai po e bënë këtë për një kohë të gjatë tashmë në karrierën e tij, për mua të luajë krah tij është nder”, ka thënë Tierney, transmeton lajmi.net.

“Topi nga unë nuk ishte asistim për gol, por ai e ktheu në gol, kështu që është brilante të luash me të”, ka thënë skocezi.

Arsenal në finalen e Kupës FA tashmë do të pres për fituesin e duelit Manchester United – Chelsea, ndeshje kjo që luhet sonte me fillim nga ora 19:00. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK