Connect with us

Kosovë

Thaçi: Prokurorët e paanshëm lehtë mund ta vërejnë se s’kam bërë krime, lufta jonë ishte e drejtë

Publikuar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci pas intervistimit gati 7 orësh në Dhomat e Specializuara dha këtë deklaratë:

“Sapo përfundova dëshminë time para prokurorit të Dhomave të Specializuara. Më vjen shumë mirë që për katër ditë me radhe të jap sqarimet e mia që ndërlidhen për aktivitetin tim gjatë periudhës së luftës dhe përpjekjet e mia për paqe, stabilitet dhe progress. Gjatë këtyre katër ditëve jam përpjekur të jap informacione për rolin tim gjatë luftës. Gjatë kësaj periudhe kam qenë i shoqëruar nga ambasadori Prosper në cilësinë e avokatit. Konsideroj se kemi pasur séance productive, tani i mbetet prokurorit dhe gjykatësit që të cilësojnë me paanshëmëri dëshminë time. Nëse bëjnë në mënyrë të paanshme, leht mund të vijnë në përgjigjen se nuk kam bërë asnjë lloj krimi apo shkelje. Lufta jonë ka qenë e drejtë”, ka thënë Thaci përcjell Periskopi.

NA NDIQ NË FACEBOOK