Connect with us

Kosovë

Thaçi për profesor Goranin: Ishte simbol i rezistencës për liri e pavarësi, përulem para mikpritjes, strehimit dhe këshillave që na i dha

Publikuar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, shkruan pas vdekjes së profesor Hajrullah Gorani, se mori me pikëllim këtë lajm. Thaci kujton Goranin si një mbështetës të UCK-së dhe simbol të rezistencës për liri dhe pavarësi.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e mikut tim prof. dr. Hajrullah Gorani. Si president i vendit dhe mik i familjes Gorani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për profesorin, i cili ishte shëmbëlltyrë e edukimit të shumë gjeneratave të studentëve, mbështetës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbol i rezistencës për liri dhe pavarësi.

Përulem me respekt para mikpritjes, strehimit dhe këshillave shumë të çmuara të profesor Goranit, në ditët më të vështira të ngritjes së rezistencës për liri dhe çlirim. HTH”, shkruan Presidenti./Periskopi/

Sot pasdite, Ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare Hajrullah Gorani, ish-kryetar i Kryetar i Bashkimit te Sindikatave te Pavarura te Kosoves ne vitet e 90-ta si dhe profesor në Universitetin e Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dukagjin Gorani.

“Sot pasdite ndërroi jetë babai im, Hajrullah Gorani. Vdiq në qetësi, i rrethuar me familjen dhe më të dashurit e tij, në moshën 89-vjeçare.”, ka thënë ai.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK