Connect with us

Kosovë

Thaçi: Mirënjohje dhe falënderim për të gjithë qytetarët e Kosovës tonë krenare

Publikuar

Sot është kthyer në Kosovë presidenti Hashim Thaçi, pas katër ditësh intervistimi në Hagë.

Në pikën kufitare në Morinë, kanë dalë për ta pritur simpatizantë të tij, e për këtë Thaçi i ka falënderuar.

“Një falënderim nga zemra për Ju motra e vëllezër, që në këtë kohë të vështirë jo vetëm për shkak të pandemisë, sot më keni pritur krahëhapur si gjithmonë. Mirënjohje dhe falënderim për të gjithë qytetarët e Kosovës tonë krenare. Gjithmonë me Ju”, ka shkruar ai në Facebook.

Më poshtë mund të shihni fotografi nga arritja e Thaçit në Kosovë.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK