Connect with us

Kosovë

Thaçi: Latif Kryeziu kontribuoi shumë për ekonominë e vendit

Publikuar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka ngushëlluar familjen e Kryeziu për vdekjen e biznesmenit të njohur Latif Kryeziu.

Thaçi tha se Kryeziu ishte mbështetës i përpjekjeve tona për liri e pavarësi dhe i luftës sonë çlirimtare. Si një prej biznesmenëve më të suksesshëm në Kosovë, ai kontriboi shumë për ekonominë e vendit tonë.

“Më pikëlloi shumë vdekja e hershme e biznesmenit Latif Kryeziu, mikut tim për më tepër se dy dekada. Latif Kryeziu ishte mbështetës i përpjekjeve tona për liri e pavarësi dhe i luftës sonë çlirimtare. Si një prej biznesmenëve më të suksesshëm në Kosovë, ai kontriboi shumë për ekonominë e vendit tonë. Ngushëllime familjes Kryeziu, bashkëpunëtorëve dhe gjithë të afërmve të tij. HTH”.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK