Connect with us

Kosovë

Thaçi: Gjatë katër ditëve s’jam pyetur rreth pretendimeve për Shtëpinë e Verdhë

Publikuar

Presidenti Hashim Thaçi sapo është deklaruar pas intervistimit në Hagë, transmeton Periskopi.

Ndër të tjerash, gazetarët ia shtruan edhe këtë pyetje.

‘’Gjatë këtyre 4 ditëve intervistim, a jeni pyetur për pretendimet për akuza rreth Shtëpisë së Verdhë dhe trafikim organesh, mbi bazën e të cilave është ndërtuar raporti i Dick Martyt dhe është krijuar kjo gjykatë’’.

‘’S’kam të drejtë të flas lidhur me dëshminë time tash e 4 ditë, por mund të ju konfirmoj se deri më tani s’jam pyetur për pretendimet e tilla për asnjë rast’’, thotë Thaçi./PERISKOPI/

NA NDIQ NË FACEBOOK