Sport
Ter Stegen në Premierligë?

Chelsea ka identifikuar portierin e Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen si objektiv për sezonin e ri, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, transmeton lajmi.net.
Blues dëshirojnë të sjellin yllin gjerman për ta zëvendësuar Kepa Arrizabalagan.
Madje, ata janë të interesuar të përfshijnë spanjollin në ofertë për blerjen e Ter Stegen.
Mirëpo, Barcelona nuk besohet se do të jetë e interesuar për shitjen e Ter Stegen i cili ka kontratë në Camp Nou deri më 2022. /Lajmi.net/






















