Sport
Telashe për Clippers, Harrell lë skuadrën në Orlando, largohet nga izolimi

Qendra e Clippers, Harrell, është obliguar që të lë skuadrën e tij në Orlando, për t’u kthyer në shtëpinë e tij.
Raportime të Shams Charania bëjnë të ditur se Harrell u largua nga izolimi, transmeton lajmi.net.
Arsye për këtë thuhet të jetë një urgjencë familjare.
Për të njëjtën arsye, dje nga Orlando u largua edhe anëtari i Pelicans, Zion Williamson.
Nuk dihet akoma nëse Harrell do të kthehet në kohë për rifillimin e sezonit në NBA. Por, ai planifikon të kthehet në një datë më të vonshme pas rifillimit, ndoshta jo në ndeshjet e para./Lajmi.net/





















